31 janar 2015 – Disa profesione janë më shumë se të tjerat të ekspozuara ndaj rrezikut të prishjes së martesave
P.sh.: mjekët divorcohen shumë më shpesh se inxhinierët, thuhet në një studim britanik.
Kategorisë më të rrezikuar në pikëpamje të prishjes së vatrës familjare i përkasin valltarët, koreografët, barmenët apo kinezoterapeutët, madje me 40% të shanseve që të divorcohen nga bashkudhëtari i jetës, konstatojnë autorët e këtij studimi.
Infermierët dhe punëtorët e tjerë mjekësorë, artistët dhe sportistët janë menjëherë pas tyre dhe kanë 30% shanse që martesa t’u prishet. Më së paku të rrezikuar, sipas studimit, janë martesat e inxhinierëve me vetëm 2 për qind të rrezikut për prishje martese.
Në këtë studim, gjithashtu theksohet që orari i zgjatur, puna jashtë orarit dhe puna në fundjavë kanë deri diku ndikim të dukshëm për divorc. Autorët e studimit kanë analizuar çiftet e divorcuara dhe të ndara të 449 profesioneve të ndryshme.
Drejtori i agjencisë Reality and Performance, thotë që nuk janë përfaqësuar të gjitha profesionet në këtë studim, sepse divorcet duket të jenë dukuria më e shpeshtë, në profesione si: politikanëve, drejtorë dhe gazetarë.





