Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar sot akademiken dhe profesoreshën e njohur të Fakultetit Filologjik, Floresha Dado.
Akademikja nga Durrësi ka festuar sot 70-vjetorin e lindjes.
POSTIMI I AKADEMISË SË SHKENCAVE:
Urim për ditëlindjen, akad. Floresha Dado!
E dashur Floresha,
Të urojmë përzemërsisht ditëlindjen. Edhe 100, gjithnjë me shëndet e gëzime, gjithnjë e zonja dhe plot energji; gjithnjë pranë nesh, miqve e kolegëve, që të çmojmë shumë, si studiuese, si drejtuese, si veprimtare e organizatore. Është një urim edhe në emër të profesoratit të disiplinave ku ti ke gjurmë specifike: në teorinë e letërsisë, në historishkrimin letrar, në estetikë e fusha të tjera.
Është një urim që gëzon njëherësh dhjetëra breza studentësh formuar me kujdes e durim prej teje.
Gëzuar, edhe 100!
Kryesia e Akademisë së Shkencave





