SHBA, 5 prill 2014 – Policia e Floridës ka arrestuar në flagrancë një mësues 24 vjeçar, i cili po kryente marrëdhënie seksuale në makinën e tij me një nxënëse 14 vjeçare. Siç raporton New York Daily News, në pranga ka përfunduar 24 vjeçari Eric Beasley, i cili është shoqëruar së bashku me të miturën në komisariatin e policisë. Ata u gjetën gjysëm të zhveshur, në momentin e prangosjes.
Gjatë seancës së pyetjes në polici, Beasley, që jep mësim në Zion Lutheran Christian School, ka rrëfyer se e ka nisur lidhjen me adoleshenten ditën e Shën Valentinit. Sipas policisë, 24 vjeçari qëndronte përherë me nxënësen 14 vjeçare gjatë orarit të pushimit. Në celularin e adoleshentes janë gjetur disa foto nudo, që profesori ia kishte dërguar vajzës. Ai u pushua nga shkolla pa të drejtë rroge, ndërkohë që prokuroria ka ngritur ndaj tij 9 akuza.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





