Partia Demokratike ka propozuar pasditen e sotme emrat e ministrave teknikë që priten të votohen ditën e nesërme në Kuvend.
Emrat e ministrave do të dekretohen nga Presidenti dhe priten të votohen nesër në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.
Ja kush janë ministrat teknikë.
Dritan Demiraj, Ministër i Brendshëm
Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.
Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.
Ai është liruar rreth 3 vite më parë pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Ledina Mandia, Zv Kryeministre
Ish- avokatja e shtetit Avokatja e shtetit Ledina Mandia do të zëvendësojë Niko Peleshin në postin e zëvendës kryeministrit.
Helga Vukaj, Ministre e Financave
Drejtor i Përgjithshëm, KLSH. Lindur ne 1978. Diplomuar në Jurisprudencë (2000). Doktor i Shkencave Juridike. 10 vite eksperience pune. Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme. Fusha e ekspertizës: Juris-Prudenca (pronat e paluajtshme).
Ka botuar libra juridike si bashkeautore me Argita Berishen.
Arben Beqiri, Ministër i Shëndësisë
Profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë Tiranë
2013 Zëvendës Rektor, Universiteti Mjekësisë Tiranë
1993-deri tani Kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
1993-deri tani Pedagog në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë.
Xhuljeta Kërtusha, Ministre i Mirëqenies Sociale
Xhuljeta Kërtusha ka qenë punonjëse e KESH 2004-2010,dhe aktiviste në shoqërinë civile në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave.
Mirela Karabina, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Mirela Karabino është aktualisht pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Sociale
Gazmend Bardhi, Ministri i Drejtesise
Ekspert ligjor i Partise Demokratike. Ka qene anetar i komisionit per reformen ne Drejtesi.





