Në vazhdimësi të zbatimit të “Programit Buxhetor Afatmesëm 2022-2024”, në ambientet e shkollës “Jan Kukuzeli” është zhvilluar dëgjesa e rradhës për 4 njësi administrative, respektivisht për njësitë nr.1, 2, 3 dhe 5.

Teksa ka ndarë foto nga dëgjesa publike, kryebashkiakja Sako ka theksuar se janë shumë të rëndësishme mendimet e qytetarëve mbi programet buxhetore për 3 vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Në vazhdimësi të zbatimit të 🗓 Programit Buxhetor Afatmesëm 2022-2024 në ambientet e shkollës “Jan Kukuzeli”, zhvilluam dëgjesën publike për 📍Njësitë Administrative 1, 2, 3 dhe 5.

Theksova rëndësinë e zhvillimit të këtyre dëgjesave duke marrë mendimet e qytetarëve mbi programet buxhetore për 3 vitet e ardhshme, për shtyllat kryesore të buxhetit: paketën fiskale, investimet në infrastrukturë si dhe investimet në arsim.

Po kështu prezantuam edhe 4 programet buxhetore si dhe bashkëbiseduam me qytetarët duke marrë prej tyre kërkesat dhe rekomandimet përkatëse.