Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është universiteti i parë privat në Maqedoninë Veriore që e ka fituar të drejtën e aplikimit të Programit Ersamus nga ana e Komisionit të Bashkimit Europian.
UNS aktualisht ka nënshkruar mbi 200 marrëveshje për bashkëpunim akademik dhe bashkëpunim bilateral në kuadër të Programit Erasmus Plus. Mbi 50 studentë dhe staf akademik në vit aplikojnë dhe e realizojnë mobilitetin e tyre pikërisht në këto universitete.
Për informacione me të hollësishme rreth UNS, Programit Erasmus dhe programeve të tjera studentore, vizitoni faqen zyrtare www.iust.edu.mk ose kontaktoni në 0038946786160.