Fundjavë festive do të kalojë Durrësi në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Bashkia Durrës organizon “Festën për Gjergj Kastriotin Skërndërbeun në ditën e lindjes së tij”, më datë 5 dhe 6 maj 2018".
Kjo festë që do të nisë të shtunën nga ora 10:00 me parakalimin e arbëreshëve me kostume popullore përgjatë bulevardit “Epidamn” për t’u ndalur më pas në sheshin “Liria”, ku grupet artistike dhe krerët e bashkive arbëreshe do të priten nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako.
Më pas, festa do të vazhdojë në Kepin e Rodonit, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetesh artistike të shtunën dhe të dielën. Në këto dy ditë feste, grupe folkloristike që do të përfaqësojnë çdo trevë shqiptare brenda Shqipërisë, Kosovës, arbëreshët e Italisë, shqiptarët në Malin e Zi, Maqedoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo tjetër të ndodhur, do të ekspozojnë mes këngëve e valleve tradicionale, vlerat kulturore të ruajtura ndër vite.
Më poshtë, edhe programi 2-ditor i kësaj feste.





