Programi i bursave në SHBA për gjimnazistët, ja datat e konkurrimit
15 shtator 2015 – Një mundësi dhe për gjimanzistët durrsakë për bursë njëvjeçare falas amerikane.
Në kuadër të programit të “Youth Exchange and Study” (YES), ambasada amerikane në Tiranë publikoi datat e fazës së parë të konkurrimit për të gjithë nxënësit e klasave 11 dhe 12 të gjimnazeve shqiptare, që mund të përfitojnë një vit studimi me bursë falas në shkollat e mesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Programi përqëndrohet në zhvillimin e komunikimit midis qytetarëve amerikanë dhe vendeve partnere të YES-it, për të rritur kështu mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë. Nxënësit akomodohen në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, sigurojnë aftësi drejtimi dhe ndihmojnë edukimin dhe informimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre.
Ky program mbështetet financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Faza e parë e konkurrimit do të zhvillohet në Tiranë më 4 nëntor dhe në Fier më 6 nëntor.
Ambasada e SHBA sqaron se pjesëmarrësit duhet të jenë të datëlindjes mes 1 janarit 1999 dhe 15 korrikut 2001, me rezultate të mira në shkollë dhe njohuri të anglishtes.
/Shefqet Kërcelli, “DurresLajm”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit