Nga Konventa Kombëtare kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ftoi anëtarët të jenë më 12 nëntor në shesh për protestën e thirrur nga Partia Demokratike, me të cilën do të jenë në koalicion edhe në zgjedhjet vendore të 2023.
Ai prezantoi edhe programin politik të kësaj partie e cila bazohet te llogaridhënia, bashkëpunimi, demokracia, kushtetutshmëria dhe referendumi. Ndërkohë që modeli ekonomik do të bazohet tek thyerja e monopoleve dhe thirrtja e konkurencës. Do i jepen fund koncensioneve të inceneratorëve dhe konfiskohen asetet e fituara nga incineratorët.
“Modeli ynë ekonomik mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek eksportet, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, si e vetmja mënyrë për thithjen e investimeve te huaja, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, tek zgjerimi dhe konsolidimi I shtresës së mesme të shoqërisë, si garante e një zhvillimi të qëndrueshëm, por edhe vetë mbrojtjes së demokracisë.
Disa pika të programit politik
“Do të çmontojmë modelin që e mbyti Shqipërinë me miliarda Euro borxh, të cilat i shërbyen korrupsionit dhe asnjëherë qytetarit.
Do të thyjmë monopolet për të çliruar ekonominë, sipermarrjen dhe tregun e lire, për të rritur konkurencen dhe thithur investimet e huaja.
Do t’i japim fund koncesioneve korruptive të inceneratoreve apo çdo kontratë tjeter që fut dorën në arkën e shtetit për ta përvetësuar ne xhepin e vet.
Partia e Lirisë do të garantojë realisht hapjen e tregut kundër monopolizimit dhe oligopolizimit aktual të tij, për krijimin e një ekonomie konkuruese dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimi me çmimet.
Do të konfiskojmë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale, si inceneratorët dhe të tjera si këto, e me këto para do të mbështesim financiarisht arsimin, punësimin e rinisë dhe familjet e reja.
Ne do të çmontojmë modelin që e mbyti Shqipërinë me miliarda Euro borxh, të cilat i shërbyen korrupsionit dhe asnjëherë qytetarit.
Objektiv i rritjes së të ardhurave do të arrihet:
1. Ndertimin e nje sistemi fiskal gjithëpërfshirës dhe te drejtë per te siguruar që të gjithë paguajnë një barrë të drejtë tatimore sipas parimit qe ai që fiton me shume, paguan me shume.
2. Sistemi fiskal pa diferencime dhe pa perjashtime jo standarte do te lejoje funksionimin e tregut me rregulla dhe do te gjeneroje te ardhura suplementare.
3. Nje sistem fiskal me nje numer sa me te vogel te taksave dhe te jete i qendrueshëm per te ulur kostot dhe rritur investimet e biznesit.
4. Rivendosjen e taksimit të sheshtë dhe ulur shkallet tatimore me qëllim formalizimin e ekonomise dhe të përmirësimit të administrimit fiskal.
5. Ulja e informalitetit ne ekonomi ne te gjitha format dhe vecanerisht te punesimit do te jete prioriteti yne per te rritur te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe te ardhurave personale.
6. Permiresim ne menaxhimin e borxhit publik dhe uljen e kostos së shërbimit të tij.
7. Rishikim ligjor te kontratave te Koncesioneve dhe PPP-ve, me auditim ndërkombëtar.
8. Konfiskimin e aseteve te krijuara nepermjet veprimtarive korruptive e kriminale, si inceneratoret, etj