TIRANE,11 shtator 2013 – Kuvendi i ri i Shqiperise mblidhet sot ne seance ne oren 18.00. Ne nje njoftim te fundit te zyres per shtyp te Kuvendit mesohet shtyrja e orarit te mbledhjes se seances, planifikuar per paraditen e sotme.

“Në konsultim me kryetarët e Grupeve Parlamentare u konkludua që seanca plenare e caktuar për në orën 11:00, do të zhvillohet në orën 18:00, ku do të prezantohet programi i qeverisë për periudhën 2013-2017 nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama”- thuhet ne njoftimin e Kuvendit.

Kryeministri, Edi Rama i ka dorëzuar  dje programin qeverisës të gjithë deputetëve të parlamentit shqiptar. Programi qeverisës mësohet se i është dorëzuar çdo deputeti bashkë me një letër personale shkruar nga kryeministri, Rama.Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, edhe Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi depozitimin e programit qeverisës, i cili do të diskutohet në seancë plenare sot në orën 11:00.“Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar programi i qeverisë kryesuar nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama, për periudhën 2013-2017. Programi do të paraqitet në seancë plenare, ditën e mërkurë, datë 11 shtator, 2013, ora 11:00”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.Ndërkaq, PS njoftoi se programi nuk është në version elektronik, ndaj për mediat ai do të jetë i disponueshëm duke filluar nga ora 19:30. Një kopje e tij do të merret vetëm pranë zyrave të Partisë Socialiste.Në seancën e dytë të legjislaturës së sapunisur, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi që debati për programin të zhvillohej që nesër. Por, ky propozim është kundërshtuar nga grupi opozitar.Grupi i PD-së ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me programin e qeverisë, duke deklaruar se nuk është gati për debat në seancën e nesërme.Sipas Palokës, deputetet e opozites kane nevoje per kohe per tu njohur me programin e per te pergatitur nje debat serioz.