Një tjetër mesazh kundër Shqipërisë ka ardhur sot nga Gjermania. Ka qenë deputeti Gunther Krichbaum, ai që ka thënë se partia që ai bën pjesë nuk do të votojë pozitivisht për Shqipërinë.
Kryetari i Komisionit Çështje të BE-së, Gunther Krichbaun që është nga radhët e CDU-së u shpreh sot për mediat vendase se do të jetë muaji tetor, kur ata do të marrin një vendim.
Ndërkohë në të njëjtën linjë është edhe deputeti i CSU-së, Makus Flober, njëherë anëtar i Parlamentit Europian. “Për momentin, as BE as ndonjë nga vendet e Ballkanit nuk janë të përgatitur për t’u bashkuar me BE”, shtoi ai.
Kujtojmë se dje në të njëjtën vijë ishte dhe zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul që theksoi se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga pesë kriteret për çeljen e negociatave, vendim që pritet të merret në tetor.





