Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një amendament për buxhetin 2025 që lidhet me një fond për gratë të prekura me kancer gjiri.

Në amendamentin ku kanë firmosur 9 deputetet të PD-së, propozohet që fondi prej 600 milion Leke te përdoret per rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit te gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe ne trajtimit mjeksore ndaj kancerit te gjirit.

Po ashtu PD kërkon që të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore ne Qendrën Spitalore Universitare Nene Tereza, Tirane. Fondi i posaçëm parashikon te përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen ne për qellim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve.

DEPUTETET FIRMËTARE

1- Zheni Gjergji

2- Dhurata Çupi

3- Jorida Tabaku

4- Ilda Dhori

5- Lindita Metaliaj

6- Ina Zhupa

7- Elda Hoti

8- Emilja Koliçi

9- Greta Bardeli