Këtë të enjte, në ambientet e universitetit "Aleksandër Moisiu" (UAMD), Rektorja e Universitetit Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Bashkë-Drejtorët Ekzekutivë të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) Z. Aleksandër Sarapuli dhe Z. Martin Mata, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për zbatimin e Projektit "CleanScore".

Ky projekt synon rritjen e transparencës në vlerësimin e studentëve përmes korrigjimit të automatizuar të provimeve, si dhe përmirësimin e cilësinë së mësimdhënies përmes zëvendësimit të teksteve aktuale me tekste universitare prestigjioze.

Projekti "CleanScore" ka gjetur zbatim në shumë institucione të arsimit të lartë publik dhe privat. Në të njëjtën kohë ka nisur dhe shqipërimi i teksteve akademike të fushës së ekonomisë, të cilat do të jenë në dispozicion të studenteve duke garantuar tekste cilësore dhe bashkëkohore.