TURQI – Projekti për shpime detare për naftë, i cili po realizohet prej afro shtatë muajve në Turqi, është tashmë në fazën finale. Si një pjesë nga projekti, Ankaraja bleu në Norvegji nga kompania “Polarcus” anijen “Barbaros Hajretin Pasha (Hayrettin Pasa)” për studime sizmike.

Ajo do të kryejë studime detare për naftë dhe gaz. Anija e re, me vlerë 130 milionë dollarë, jep mundësi për realizimin e studimeve me dy dhe tre dimensione.

Anija do të bëjë studime në Detin e Zi dhe pas kësaj në Detin Mesdhe. Agjencia zyrtare e lajmeve ka cituar me ketë rast ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore Taner Jildiz (Yildiz).