Milva Ekonimi, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit ka vijuar fushatën elektorale me takime në fshatrat Tapizë dhe Rinas.
Në këto takime, Ekonomi ishte e shoqëruar nga një tjetër kandidati i PS për qarkun e Durrësit, Rrahman Rraja dhe kryetari i bashkisë së Krujës Artur Bushi.
“Në takimet e sotme elektorale u ndalëm në fshatrat Rinas dhe Tapizë të Njësisë Administrative Nikël (Bashkia Krujë). Një mundësi shumë e mirë për të vazhduar prezantimin e planit tonë qeverisës 2021-2025 dhe thelluar reformat e nisura.”, shkruan ajo në një postim në Facebook.
“Qeveria socialiste është e vendosur që të gjitha projektet e nisura ti çojë deri në fund ndaj është alternativa e duhur për tu votuar më 25 prill”, shprehet Ekonomi ndërsa thekson se:
“Dhe për ne që jemi në qarkun e Durrësit kemi një përgjegjësit tjetër, në listën tonë të deputetëve është Edi Rama.”





