Kreu i departamenteve në Partinë Demokratike, dega Durrës, Ivo Jorgoni ka reaguar një ditë pasi kryeministri Edi Rama publikoi projektin në 3D për qytetin bregdetar.
Teksa poston në Facebook foto të vjetra të qytetit, Jorgoni shkruan se duhet t’i tregojmë EMAAR dhe Ramës që Durrësi e ka patur portin e jahteve para qindra viteve, kur Dubai frekuentohej vetëm nga devetë.
“Duhet ti tregojmë me qetësi , EMAAR dhe Ramës që Durrësi portin e yahteve e ka pasur para qindra viteve , asokohe Dubai frekuentohej vetëm nga devetë. Durrsakët me histori qytetërimi mijëra vjecare nuk i impresonojnë videot 3d për qëllime elektorale.
Durrësi është krenari !
#Shqiperiafiton”, shkruan ish-këshilltari demokrat.
Duhet ti tregojmë me qetësi , EMAAR dhe Ramës që Durrësi portin e yahteve e ka pasur para qindra viteve , asokohe Dubai…
Posted by Ivo Jorgoni on Sunday, February 14, 2021





