Ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë vizitës së saj në Durrës ka zbuluar projektin ambicioz që zonën e amfiteatrit antik ta përfshijë në listën e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Margariti, së bashku me kryebashkiaken Emiriana Sako, ka vizituar zonën e amfiteatrit, nga ku ka deklaruar se po hartohen plane restaurimi dhe rijetësimi për trashëgiminë kulturore të qytetit 3000-vjeçar, në mënyrë që jo vetëm sitet arkeologjike dhe historike të Durrësit të dalin në dritë, por edhe asetet turistike dhe ekonomike.
“Bashkë me plagët e tërmetit, së bashku me Bashkinë Durrës do të shërojmë edhe disa plagë të qytetit. Paralelisht me planet e rindërtimit të banesave të dëmtuara, po hartojmë plane restaurimi dhe rijetëzimi për trashëgiminë kulturore, që Durrësi të mund të nxjerrë në dritë asetet e tij të jashtëzakonshme turistike dhe ekonomike.
Zona e Amfiteatrit është një prej tyre. Synimi ynë është që këtë perlë, ende të fshehur, ta përfshijmë në listën e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s”,- shkruan Margariti në një status në Facebook.
Bashkë me plagët e tërmetit, së bashku me Bashkinë Durrës do të shërojmë edhe disa plagë të qytetit….
Posted by Elva Margariti on Friday, September 4, 2020





