Qendra e qytetit të Shijakut do të kthehet në një pedonale për qytetarët. Për të evituar shkatërrimet e herëpashershme nga automjetet që kalojnë, bashkia e Shijakut ka menduar të kryejë një investim duke e kthyer atë në një pedonale për qytetarët.
Kryetari i bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, shprehet se institucioni që ai drejton, për të mbrojtur qendrën e qytetit ka gjetur si zgjidhje ta mos lejojë në të ardhmen lëvizjen e automjeteve duke e kthyer në një pedonale vetëm për këmbësorët.
Ndërkohë, një ndër problemet që shqetësonte prej vitesh fermerët e bashkisë Shijak duket se ka marrë zgjidhje. Thuajse e gjithë zona që mbulon kjo bashki tashmë ka sistemin e vaditje-kullimit.
Rehabilitimi i lumit Erzen ngelet një nga sfidat më të mëdha të bashkisë Shijak. Lumi Erzen është kthyer në një shqetësim serioz për banorët, pasi shpeshherë del nga shtrati dhe shkakton përmbytje të zonës.
Ndjekim deklaratën e kreut të bashkisë Shijak Ardian Kokomani.
K.H.





