19 janar 2015 – Një ndër yjësitë më të bukura qiellore dhe të arritshme nga syri i njeriut për të motshmit kishte një domethënie të shenjtë, për jetën dhe rilindjen, që sipas disa studiuesve shfaqet dhe në projektin origjinal të piramidave të Gizës.
Kur flitet për piramidat e Gizës, është e pamundur të mos mendosh për Graham Hancock dhe Robert Bauval, dy kërkues me emër, jo vetëm të njohur ndër grupet e egjiptologjisë: edhe pse të penguar jo rrallë nga Shkenca zyrtare. Zbulimi i madh ka ndodhur në vijim të vijëzimit të tre maleve artificialë me tre yjet e Brezit të Orionit dhe është provuar në mënyra astronomike, fetare dhe filozofike.
Zbulimi i ngjan me të gjitha gjasat vezës së Kolombit: në fakt kushdo që vëren tre monumentet madhështorë egjiptianë, shquan që të tre piramidat nuk janë vendosur mes tyre ashtu siç do të kishte qenë e logjikshme, por prezantojnë një vendosje të çrregullt shumë evidente. Siç vërehet nga fotot ajrore dhe satelitore, piramidat duket se riprodhojnë një formë që në yjësinë qiellore është ndër më të rëndësishmet, atë të Orionit. Kjo yjësi gjigande, e vëzhguar me lehtësi me sy të lirë, në qiellin tonë në stinën e dimrit, prezanton tre yje të shndritshëm në vijë të drejtë, i ashtuquajturi Brez i Orionit. Linearizimi horizontal i tre yjeve që quhen Alnitak, Alnilam dhe Mintaka, nuk është perfekt, por ylli i tretë, Mintaka, paraqet një zhvendosje të lehtë në krahasim me të tjerat.
Bauval dhe Hancock vunë re si të tre piramidat e Gizës kanë të njëjtat distanca nga yjet në fjalë, një fakt shumë i veçantë për të qenë thjesht një rastësi. Në realitet, ekziston një zhvendosje shumë e vogël e piramidës së tretë, asaj të Micerinit dhe pozicionit të Mintakës: por ky fakt është i shpjegueshëm, sipas autorëve ka lidhje me pjerrësinë e tokës, në sensin që sipërfaqja e tokës nuk është e sheshtë, por e përkulur, në një trajtë sferike.
Në fenë antike egjiptiane, Orioni në kostelacionin qiellor prezantohej si një Zot, me emrin Osiride, hyjni e jetës dhe të mirës, burri i Zotës Isida, mëma e shpëtimtarit Horus e kështu piramidat ishin një mënyrë për të risjellë në tokë energjinë e mirë, një stad për t'i sjellë çdo qenieje njerëzore iluminimin shpirtëror, duke e transformuar në një shpëtimtar, në një Horus.
"Ashtu si në Qiell, edhe në Tokë"; vargu i Atit të Shenjtë është në realitet fjalëkalimi i Antikitetit, që gati do të godasë qiellin mbi sipërfaqen e tokës për t'i dhënë flukse energjetike që lëshon universi ynë.
Piramidat e Chefren, në plan të parë dhe ajo e Keopsit, shfaqen si male, në afërsi të Kajros. Mbivendosja e imazheve satelitore pohojnë ngjashmërinë e madhe me tre yjet e Brezit të Orionit.
Robert Bauval, në veçanti falë simpatisë dhe lehtësisë në komunikim për teoritë e tij, është bërë një superhero i misterit, i aftë për të bërë të heshtin akademikë, tradicionalistë dhe reaksionarë, që kërkojnë në çdo mënyrë të sabotojnë një teori të mrekullueshme dhe logjike si kjo.
Përveç saj, ka një tjetër teori për piramidat e Gizës, një interpretim shumë interesant, edhe në këtë rast kozmik dhe që në një sens na prek nga afër. Autori i një prej teorive në të pabesueshme, por edhe njëra nga teoritë më të vërteta mbi piramidat egjiptiane quhet Andrew Collins, dhe është një kërkues i pagarur anglez, autor librash suksesi. Andrew Collins, nuk është një shkencëtar në sensin e ngushtë të fjalës, por është një ish-muzikant dhe ky fakt e ka bashkuar me misterin në një optikë të ndryshme nga e zakonshmja. Kjo për faktin e sensibilitetit të veçantë artistik e ka çuar të vëzhgojë Piramidat e Gizës nga një tjetër këndvështrim. Sipas tij, zhvendosja e Micerinit – Mintakës është e shpjegueshme në disa terma të ndryshëm. Brezi i Oionit është e njohur në qiell, pasi paraqet tre yje në trajtë (gati) lineare, por nuk është e vetmja yjësi që tregon yje të pozicionuara në këtë mënyrë. Edhe koselacioni i Mjelmës paraqet tre yje në trajtë lineare në sensin horizontal, dhe dy të tjerë të pozicionuara në trajtë kryqi perpendikular.
Piramidat, një kopje e vijave qiellore
Piramidat e Gizës i janë asociiuar yjeve të kostelacionit të Orionit, por edhe të Mjelmës. Mjelma ka një formë kryqi dhe ka pesë yje kryesorë. Në imazhe tregohen katër më të dukshmet: Deneb, një ndër yjet më të shndrritshme në qiell, Gienah, Sadr dhe Delta Cygni. Mjelma është një kostelacion veror. Në krahasim me yjet e kostelacionit të brezit të kostelacionit dimëror të Orionit, që quhen Alnitak, Alnilam dhe Mintaka, janë të vendosura më lart, ndërsa yjet e Mjelmës, formojnë një cep analog, por më të prerë. Paraqitet një ngjashmëri sikur të ishin dy kahe të kundërta, por me largësi të njëjta nga njëra-tjetra.
Zota Nut, paraqiste qiellin dhe përshkruhej e vendosur në një hark sipër të shoqit, Zotit të Tokës, Geb, në afreskun e terrenit.
Nut është rasti i Mjelmës në kohët e shkuara, asociohet me Orfeun heroin grek, që u kryqëzua nga grupet dionisiake gjatë miteve të Orfeut, kryqëzim që më pas u bë baza e modelit të mitit të Jezusit.
Sipas Andrew Collins, Giza nuk përfaqëson shumë Orionin, por Mjelmën, e ndërkaq zhvendosja që po flisnim më sipër "Mrekullisht" zhduket nëse mbivendosen tre yjet Gienah, Sadr dhe Delta Cygni në Cheope, Cheferen dhe Micerin. Një teori e vlefshme, edhe kjo e provuar nëpërmjet udhëtimit në mitin egjiptian: nëse Orioni është Osiridi, Mjelma është Zota Nut, mëma e Osiridës dhe Isisës, që lind çdo ditë diskun diellor; Zotin Ra, dhe e kapërdin çdo mbrëmje. Nut, simbolizon në kompleksitetin kozmologjik egjiptian, erën yjore, qiellin (sipas shkencëtarëve rruga e qumështit ose galaktika ku gjendet toka).
Kur ravijëzohet e shtrirë në harkun sipër Tokës, gati mbulon trupin nudo të Tokës (identifikuar me të shoqin Geb). Referimi tek Mjelma, është në këtë pjesë të qiellit, në të cilën ikonografia egjiptiane, i ngjitej belit të Nut: Mjelma kështu do të ishte një vendlindjeje, e gjeneratës dhe referimit të diellit, identifikuar me Zotin Ra, është emblema e yllit tonë që shndrit çdo mëngjes, Diellit. Koncepti i Gizës – Mjelmës kështu kishte një referim të saktë mitologjik ende më të lidhur me Sfinksin, të mbiquajtur Ra-Horatki, me diçiturën dyfishe të Zotit të Diellit dhe të Horusit, Zotës shpëtimtar, zotit të Isidës dhe Osiridës. Kështu, Nut lind çdo ditë nga mitra e saj vendosur në kostelacionin e Mjelmës, Diellit, dhe ky Diell, i identifikuar me Ra, bëhet si rrjedhim një atribut i nipit të tij Hous.
Ndërsa, Bauval dhe Hancock, përqendroheshin në vertikal, duke parë piramidat nga qielli, Collins në mes të viteve '90, dhe çoi përpara tezën e Giza-Cigno, duke parë piramidat nga pika e tyre e projektimit.
Duke ndjekur teoritë e inxhinier R. Agnew i cili mbështeste faktin që piramidat ishin projektuar në një moment të vetëm (një projekt i mrekullueshëm, duke parë vijëzimin e yjeve me Orionin), Collins vendosi të kërkonte pikën kryesore të projektit të Gizës, një pikë që mbledh të tre piramidat.
Pas shumë përllogaritjeve dhe provave, Collins zbuloi që, duke bashkuar linjat e Cheopsit dhe Micerinit, mund të përfitojë një trekëndësh barabrinjës me një reliev të lartë. Ishte kjo pika e observimit të projektit të piramidave? Sot, Gebel Ghibli përdoret për observacione të tjera shkencore dhe përllogaritje trekëndore, dhe është një pikë panoramike perfekte.
E pamundur të mendohet që projektuesit e Gizës nuk e kishin vënë re ose përdorur! Nga Gebel Ghibli mund të shquhet një hark perfekt mes tri piramidave, i gjatë 2360 m. Ashtu si vetë Collins shkruan në librat e tij, nuk mund të jetë kurrsesi fryt i rastësishëm dhe me çdo propabilitet nuk është.
Mjafton të vëresh marrëdhëniet proporcionale mes distancave: 7:1 me Micerinin; 3:4 me Chefren dhe 5:2 me Cheope. Bëhet fjalë për intervale muzikore të shkallës Pitagorike, një provë e qartë e pozicioneve në korrelacion me harmoninë universale. Por çka është më e habitshme është që Cigno është siç thuhet një kostelacion në formë kryqi, e përbërë nga pesë yje të shndritshëm që formojnë pjesën e trupit të një zogu.
(Sipër) Ende vija satelitore e Gizës na tregon Gebel Ghibli, relievin e errët të dukshëm në foton në të djathtë. Bëhet fjalë për një mal të vogël, që është një pikë observimi e privilegjuar në Piana. Nëse krahu horizontal i formuar nga tre yjet, që do të ishin ndryshe dhe krahët e Mjelmës, janë piramidat, ylli që tregon kokën vendoset përgjatë qafës së zogut, i emëruar Albireo, gjen pikërisht vend në Gebel Ghibli, në sensin letrat të një projekti të vetëm.
Ajo çfarë prish teorinë është pozicioni i yllit më të shndritshëm të Mjelmës, Deneb, bishti i zogut qiellor. Pozicioni i tij në qiell është i veçantë, jashtë aksit kur krahasohet me ato të qafës dhe të kokës Albireo: Deneb është i spostuar me rreth 30 gradë në krahasim me sipërfaqen pingule.
Ky fakt është perfekt për të përshkruar bishtin e të gjithë zogjve me formë rosaku me qafë të gjatë, si përshembull, pata, rosa, me këtë ngjashmëri në bisht, kur ato janë në ajër, bishti duket gjithmonë pak i përthyer. Pra, Mjelma është një kostelacion perfekt që riprodhon edhe këtë veçanti. Por për habi një yll kaq i rëndësishëm dhe i shndritshëm (Deneb, nga më të shndritshmit në qiell) nuk korrespondon me asnjë monument të rëndësishëm, as me atë të Sfinksit, që në fakt për egjiptianët luante një rol të rëndësishëm që nga antikiteti. Deneb, në të vërtetë do to korrespondonte, në terren një varrezë eshtrash afër piramidave. Kjo varrezë, e emëruar LG42, u zbulua në 1842 nga arkeologu gjerman Carl Richard Lepsius, por në ndryshim me varret afër nuk paraqet në brendësi asnjë gjurmë. Varri LG42 duket i zbrazur, bosh pa asnjë dekorim apo statujë dhe është çudi të mendohet që pika gjeometrike që projekton Deneb të jetë lënë kaq pas dore. Collins e pohon këtë gjë dhe e gjithë teoria jep përshtypjen e një spekulimi edhe pse Orionit i mungojnë referime të rëndësishme në ndryshim nga dy yjet e shndritshme, si Regel dhe Betelgeuse. Përsa i përket këtij të fundit është gjetur një gjurmë e rëndësishme në ndërtesën e Sagradës, Familjes së Barcelonës, që është ndërtuar pikërisht në pikën gjeografike ekzakte të projektuar nga ylli i konsideruar si Brezi i Orionit, tre kishat templare të vijëzuara në qendrën historike të kryeqytetit katalan. Por edhe këtu ekziston një "Sfinks", katedralja e Shën Eulalisë, që del nga projekti yjor.
Pra, teoritë yjore që shohin Gizën si një hartë gjigante qiellore e riprodhuar mbi Tokë janë të gabuara? Sipas arsyetimeve qëndrojnë të dyja teoritë. Në fakt, teza Giza – Mjelmë përdor një vlerë të ndryshme që reflektohet tek miti antik, por shumë i njohur, i Isidës dhe Osiridës. Ky tregim është thelbësor në fenë egjiptiane dhe në të tjerat, pasi del në pah rreth tremijë vjet përpara Krishtit, një koncept që do të jetë në bazë të ndërtimit të figurës të vetë Krishtit.
Jezusi, i pranuar nga të gjithë kristianët e mirë, lajmërohet që është Mesia i Biblës nga fjalët e profetëve hebrenj si një shpëtimtar, një sovran i të mirës në luftë me të keqen. Vangjeli, në një farë mënyre tregon një aspekt të përkohshëm ushtarak të figurës së Jezusit, dhe atje këtu shfaqet që Krishti është edhe mbret, Mbreti i Izraelit dhe i gjithë botës. Një koncept i çuditshëm jo tipik për një shtet si ai hebre edhe për më tepër në një moment historik si i ati që pa lindjen e shpëtimtarit roman.
Koncepte si këto kanë një origjinë tremijë vjet më parë në luginën e Nilit: ku figura e Mesisë kapërcen në çdo gjë dhe për gjithçka figurën e Horusit, djalit të Iridës dhe Isidës, shpëtimtar dhe çlirues i botës, dhe sovrani i ri i Egjiptit dhe Universit. Nëse lexohen tekstet e vjetra të shenjta egjiptiane, shohim sesi Horus lind në vijim të ngjizjes së mëmës Iside dhe nga trupi i ngjallur i atit të tij Osiride, i vrarë e bërë cipash nga i vëllai Set, Zot i së Keqes dhe uzurpues i fronit të Egjiptit (dhe të Universit). Horus, lindi për të marrë hak për të atin, Zotin e së Mirës dhe Jetës, por edhe për të çuar të Keqen në dimensionin e duhur të saj.
E Keqja ekziston, pasi vetëm kështu mund të identifikohet e mira; por e Mira është e destinuar të mbizotërojë ndaj Horus pas një beteje shekullore, do të arrijë të bëhet sovran i Egjiptit dhe i tërë Universit. Seti nuk do të vritet, por do të gjunjëzohet dhe do të njohë autoritetin e mbretit të drejtë. Referimi i Sfinksit tek Ra – Horatki (Horatki do të thotë "Horus i horizontit") vë në dukje sesi për egjiptianët ka patur një ndryshim të hyjnisë diellore: Ra-së djalit të parë të Zotit me kokë skifteri, i ndërfutet Horus, edhe ai me kokë skifteri. Një pushtet që i vjen nga mëma e tij Isida, një hyjni diellore dhe me pushtet mashkullor si i ati i tij, Osiride.
Iside – Hathor mbron të birin Horus, nga shtresat e ulta të Tempullit të Edfu. Domethënia e Zotot Skifter është analog me atë të Jezusit; një shpëtimtar i fshehur tek secili nga ne, pasi brenda nesh bëhet lufta më e madhe mes të Mirës dhe të Keqes. Orioni -Osiridi dhe Mjelma – Isida janë prindërit tanë qiellore, që mund të na ndihmojnë përgjatë rrugës tonë.
Horus tashmë shfaqet si një zot i gjithëpushtetshëm, shpëtimtari që pas luftës së tij merr si shpërblim qeverisjen e elementëve dhe të Diellit; nëse më parë ishte Nut që lindi Ra-në, tashmë është Isida, që lindi Horusin, ndaj Isida merr titullin e vërtetë të një hyjnie diellore.
Mjelma bëhet simbol i mëmës së Universit, e mitrës hyjnore, i Shën Graal-it; nga këtu e më pas jo pa arsye Zota Mjelmë do të njihet që nga lindja, ngjallja si një hyjni që mishërohet.
Jo pa shkak shumë Zota Mëma, si përshembull Keltikja Brigid, do të kenë për simbol Mjelmën. Orioni me Brezin e tij përfaqëson të jatin Osirid; Mjelma përfaqëson mëmën e tij, Isida që lind Horusin, zëvendësuar nga Ra që e lindte Nut. Një rinovim e pashmangshëm pas të këqijave të bëra nga Set. Por, tashmë rendi është rikthyer dhe Giza përfaqëson vendin e lindjes së një sovrani të ri, të Zotit të Diellit Horus.
Bëhet fjalë për një kompleksitet në formën e të lexuarit; çdo element nuk mbetet i vetëm, por vendoset në një hapësirë kozmologjike me të vërtetë gjigande, sipas të cilëve egjiptianët kanë dashur si çelës metaforik të përfshijnë dhe historinë e Universit. Është ndoshta profecia që jemi ne, qeniet njerëzore, Horus-et e Universit që na del për detyrë të çojmë përpara betejën mes të Mirës dhe të Keqes.
Mbetet një mister i fundit: si shpjegohet që varri LG42, i korrespondon yllit ultra të shndritshëm Deneb? Fakti që varri është bosh dhe i zhveshur do të thotë që mbretëria e Horusit nuk ka ardhur ende; do të duhet të bëhet shumë rrugë përpara përballjes me Set dhe të mundet e Keqja e brendshme. Por kur ta ketë mundur, ndoshta njeriu do të mund të ndërtojë një piramidë të katërt në Giza…





