Kreu i Partisë Demokratike Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar me një postim në Facebook në lidhje me prezantimin e planit të PD-së për turizmin.

Në postimin e tij, Xhaferraj ka nënvizuar se PD do të arrijë të dyfishojë vendet e punës në këtë sektor. Gjithashtu, kreu i degës lokale ka deklaruar se potenciali i qytetit tonë do të kthehet në shërbim të durrsakëve.

“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në prezantimin e programit të Partisë Demokratike për turizmin si kryetar i Degës së PD në Durrës, qytet kryesor sa i përket potencialit turistik në vendin tonë. 

Turizmi është bazë e ekonomisë tonë kombëtare, por qytetarët të cilët janë në shërbim në këtë sektor, nuk kanë përfituar mjaftueshëm prej papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit.

 Ndërmjet çlirimit të energjisë së bizneseve turistike dhe diversifikimit të ofertave, perveç të tjerash, PD do të arrijë të dyfishojë vendet e punës në këtë sektor. Kështu, do të sigurohemi se qytete si Durrësi do të kthehen sërish në destinacione kyç.  Potenciali i qytetit tonë do të kthehet në shërbim të Durrsakëve!

Edi Rama ka vetem një plan për turizmin: Ndërtimin e rezorteve luksoze për oligarkët. Por, me 25 Prill ai do të humbë, ndërsa Shqipëria do të fitoje turizmin”, – ka shkruar Xhaferraj.

Ishte kënaqësi të merrja pjesë në prezantimin e programit të Partisë Demokratike për turizmin si kryetar i Degës së PD…

Posted by Ferdinand Xhaferraj on Wednesday, February 10, 2021