Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherazi dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar ditën e sotme projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në zonën e Porto Romanos.
Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se kompleksi portual Durrës-Porto Romono do të mbulojë nevojat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në 4 dekadat e ardhshme, ndërsa shtoi se sëbashku me marinën e Jahteve në Durrës do të ndërtohet një kompleks portual.
Ndër të tjera, Balluku ka shtuar se ky projekt do të mundësojë punësimin e 1500 personave.
“Linjat herkurodhore mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, apo krijimin e porteve të thata, që do të sjellin në ndryshim të peizazhit ekonomik. Kemi kryer një punë dy vjeçare, teknik dhe i kemi bërë me ndihmën e kompanisë lider në këtë punë. Është një investim transformues. Përmes Portit tregtar dhe ballina ujore dhe marina e Jahteve në Durrës po ndërtojmë një kompleks portual. Tërësisht të modernizuar, që do të jenë në pronësi shtetëror, dhe Autoriteti Portual i Durrësi do të mbikëqyrë të gjitha aktivitetet.
Është një projekt strategjik që do mbulojë nevojat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, për 4 dekadat e ardhshme. Nuk është kopje e madhe e Durrësit, por investim i ri modern që do mbulojë kërkesat e 4 dekadave të ardhshme me një teknologji që nuk është aplikuar këtu. Në këtë investim 390 milion eurosh që punëson 1500 vetë, një vëmendje ka marrë ndërlidhja e terminaleve edhe hekurodhore. Dy portet do lidhen sëbashku por edhe më linjat që vjen për në Tiranë. 46% do mundësohet nga shteti 54% nga ndërtuesi. Pasi kjo është zgjedhur me konsensus. Do rimbursohet na autoriteti portual i Durrësi. Do dali në garë ndërkombëtare, për të gjitha kompanitë. Procesi i garës do mbyllet në korrik të 2023.” tha Balluku.