IKMT ka zbarkuar sot në Vlorë, ku ka nisur aksionin për shembjen e disa ndërtimeve.

Mësohet se ndërtesat do të shemben në kuadër të projektit Lungomare 3, ndërkohë që aksioni vjen në një kohë kur është kulmi i sezonit turistik.

IKMT ndalesën e parë e ka pasur në Radhimë, por dhe në Orikum, ku do të shemben 3 beach bar-e. Sakaq, ky aksion do të prekë edhe objekte të mëdha.