Rotary Club Durrës përmbylli fazën e parë të projektit “Parandalimi i skoliozës”, i cili është shtrirë në 20 shkolla të qytetit.
Me këtë rast, në ambientet e QKF Durrës u zhvillua seminari ndërgjegjësues “Zbulimi i hershëm i skoliozës – roli i shkollës, familjes dhe komunitetit”.
“Projekti deri tani ka investuar në pajisjen e palestrave të 20 shkollave, të cilat janë pjesë e tij me pajisje për të ushtruar dhe për të parandaluar deformimin e shtyllës kurrizore. Janë zhvilluar trajnime me mësuesit e Edukimit Fizik të shkollave publike 9-vjeçare të qytetit dhe sot jemi mbledhur që të fuqizojmë pindërit dhe komunitetin me njohuritë e nevojshme lidhur me këtë problematikë”,- tha prej “DurrësLajm”, drejtoresha e Fondacionit Rotary, Ela Golemi.
Projekti, i iniciuar nga fizioterapisti rotarian Faton Daci, ka nisur të zbatohet në vitin 2022 në shkollat 9-vjeçare të qytetit dhe gjatë depistimeve janë kontrolluar rreth 1500 nxënës, ku rreth 55% e tyre kanë rezultuar të prekur nga deformimet e shtyllës kurrizore.
Guvernatori i distriktit rotarian 2485, Arben Dushi, dhe drejtoresha e ZVA-së, Amarilda Thërmija, vlerësuan faktin, që mësuesit e Edukimit fizik janë trajnuar tashmë për të identifikuar në kohë sëmundjen.
Dushi: “Është projekti më i rëndësishëm që kemi zhvilluar vitet e fundit dhe me këtë rast unë dua që të përgëzoj të gjithë aktorët që janë përfshirë në realizimin e këtij projekti dhe që kemi arritur deri këtu”.
Thërmija: “Në një maratonë kohe janë trajnuar 65 mësues të Edukimit Fizik dhe sot ata/o certifikohen me firmën e rotarianëve dhe profesionistëve të fushës, mjekë ortopedë dhe fizioterapistë”.
Seminari ku referuan shumë rotarianë dhe fizioterapistë kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje dhe bashkwpunimin mes shkollws, mwsuesve dhe prindwrve.
Shumë nga të pranishmit ndanë përvojat e tyre mbi mënyrat e identifikimit dhe trajtimit në kohë të skoliozës.
M.B.





