Projektvendimi “Për miratimin e fondit prej 15.000.000 lekë për Studim Projektim të Rehabilitimit të Zonës Shkëmbi i Kavajës” solli mjaft debat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit.
Si një projekt me impakt të drejtpërdrejtë në fushën e turizmit në një zonë me interes shumë të madh, kryebashkiaku Vangjush Dako e mbrojti deri në fund projektvendimin e paraqitur për miratim.
Ndërkohë, këshilltarët e djathtë ngritën një mal me akuza në drejtim të investimeve për turizmin, e kryesisht në zonën e plazhit. Armand Teliti akuzoi bashkinë se ka abuzuar me projektet dhe me fondet në këtë drejtim, ndërsa kryebashkiaku u përpoq të bindte këshilltarët se projektet për turizmin janë gjithmonë të rëndësishme.
PD e LSI i thanë jo projektit, i cili kishte si synim rehabilitimin e të gjitha rrugëve të brendshme të zonës së Shkëmbit të Kavajës, asfaltimin e tyre dhe rivitalizimin e shesheve.
Bashkimi i votave të dy partive opozitare në këtë rast i tha jo një projekti shumë të rëndësishëm infrastrukturor.
Ndiqni debatet e zhvilluara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:
K.H.





