Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën me projektin e Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare.
Sipas Ramës, punimet që do të nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bëjnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt Jugut në sezonin e ardhshëm veror.
STATUSI I RAMËS:
MIRËMËNGJES 
dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Mirëmbajtjes së Rrugëve Kombëtare, që pas dekadash ka kthyer në standarde normale unazën lindore të Fierit, ju uroj një ditë të mbarë
Punimet që nisin në vjeshtë për Bypass-in e Fierit do të bëjnë të mundur çlirimin e plotë të trafikut të automjeteve drejt jugut në sezonin e ardhshëm veror 





