Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj, me deputetë socialistë, si dhe me përgjegjësen e programit të vaksinimit të Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja.

Sako shkruan në rrjtet sociale, se kanë biseduar “rreth projektit që kemi zbatuar në njësinë administrative të Sukthit lidhur me çështjen e moshimit dhe krijimin e regjistrit me të dhëna socilale, ekonomike e shëndetësore të të moshuarve e kësaj njësie me qëllim ngritjen e modelit të shërbimeve të integruara për moshën e tretë.”

Ndër të tjera, kryebashkiakja thekson se ky është projekt pilot, i pari i aplikuar në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Në një takim me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj, një grup deputetesh të Grupit Parlamentar Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin, drejtoreshën e Qendrës për Popullsinë dhe Zhvillimin Elona Gjebrea, deputeten e Durrësit Klodiana Spahiu si dhe përgjegjësen e programit të vaksinimit të Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja.

Bashkëbiseduam rreth projektit që kemi zbatuar në njësinë administrative të Sukthit lidhur me çështjen e moshimit dhe krijimin e regjistrit me të dhëna socilale, ekonomike e shëndetësore të të moshuarve e kësaj njësie me qëllim ngritjen e modelit të shërbimeve të integruara për moshën e tretë.

Ky është projekt pilot, i pari i aplikuar në Shqipëri që mund të shërbejë në të ardhmen si model edhe për bashki të tjera lidhur me këtë shtresë të komunitetit.