ANCONA, 2 mars 2013 – Në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian është botuar njoftimi për blerjen dhe instalimin e nëntë kullave për matje anemometrike (erëmatës) që do të vendosen përgjatë bregdetit Adriatik.
Është pjesë e Projektit “Powered”, që ka si objektiv, mes të tjerash, dhe vlerësimin e burimeve të erës të detit Adriatik.
Agjencia e lajmeve italiane ANSA i referohet njoftimit të bërë nga Universiteti Politeknik i Marche-s, i cili punon në kuadër të Projektit Powered për vlerësimin eksperimental dhe numerik të burimeve të erës në Adriatik.
Në secilin prej vendeve partnere nga përtej Adriatikut (Kroaci, Shqipëri dhe Mali i Zi) janë instaluara tri kulla, kurse gjashtë të tjera përgjatë bregdetit italian.
Kullë anemometrike do të instalohet në Interporto të bregdetit të Jesit. Kullat anemometrike do të shërbejnë për të përmirësuar hartën e erës në Adriatik.
Aktualisht në Evropë janë instaluar rreth 1900 MW fuqi në impiante eolike në det, të destinuara për t’u rritur deri në 50.000 MW në vitin 2030.
/th.m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/