Në dhjetor të vititi të kaluar, bashkia Durrës vendosi krijimin e Këshillit Vendor Rinor.

KVR Durrës përbëhet nga 5 të rinj dhe një organizatë rinore. Ata përfaqësojnë shkollat e mesme dhe UAMD, si edhe janë banorë të të gjitha njësive administrative në bashkinë Durrës. 

KVR-të në çdo bashki janë grupe formale këshillimi pranë kryetarëve të bashkive për çështje të rinisë.

Kohët e fundit, KVR Durrës po zbaton nismën “RiNis” me qëllim final nxitjen e të të rinjve për t’u ndier të dobishëm në qytet, si edhe modelet pozitive të pastërtisë së zonave turistike, aktivizimin nëpërmjet sportit (volejbollit), si pjesë integrale e jetës sociale të bashkise Durrës.

Mirjam Reçi, përfaqësuese e CSDC Durrës (Qendra e Zhvillimit të shoqërisë civile) thotë se nëpërmjet kësaj nisme KVR Durrës, ka një plan aktivitetesh për të adresuar probleme të ndotjes së mjedisit dhe dobisë së aktivizimit sportiv në qytet.

Nisma synon të aktivizojmë sa më shume të rinj të shkollave të mesme dhe UAMD në pastrimin e një zone turistike, si: Sektori Rinia, në prag të sezonit turistik; realizimin e kampionatit të volejbollit me pjesëmarrjen e shkollave të mesme për nxitjen e aktiviteteve sportive duke rritur kohezionin social. 

Kjo nismë është mundësuar nga organizata “Qëndresa Qytetare” dhe financuar nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri.