Projektligji për faljen e gjobave ka përplasur deputetin socialist Toni Gogu me atë demokrat Gazment Bardhi.
Bardhi: Duke shfrytëzuar sensibilitetin që ka çështja, respektimi i rregullores është ajo që udhëheqës, ky projektligj është depozituar në datë 5 dhjetor para 2 seancave ju njoftuat se ka një kërkesë me procedurë të përshpejtuar, nuk ishte depozituar endem, nuk u hodh në votim, nuk ka asnjë vendim të kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ai mund të e keni futur për miratim, madje komisionet e kanë marrë në shqyrtim, duke qenë jo qeveritar do duhet të sjellë mendim me shkrim këshilli i ministrave. Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave.
Gogu: Lërini lojërat, nëse keni fije konsideratë për atë komunitet bashkohuni me ne ta miratojmë.Doni, s’doni ju do ta votojmë.