Roma po tenton të marrë Steven N’Zonzi nga Sevilla, por verdhekuqtë tanimë nuk kanë vetëm Barcelonën, sepse në garë është futur edhe Juventus.

Gazeta spanjolle “Marca” ka shkruar sot se bardhezinjtë kanë bërë një telefonatë në klubin andaluzian për të parë mundësinë e marrjes së mesfushorit francez, të cilin e ndjekin prej kohësh.

Përgjigja e Sevilla ka qenë deri diku pozitive, por kanë kërkuar një shkëmbim kokë më kokë me Mario Mandzukic, duke e kaluar topin në fushën e Juventus.

Nëse Juventus nuk arrin të shesë Higuain, duke parë mbipopullimin në sulm pas ardhjes së Cristiano Ronaldo, atëherë mund të sakrifikojë kroatin, që bëri një Botëror të shkëlqyer në Rusi.Në javën e parë të gushtit do të mësohet më shumë për këtë çështje…