Katër persona u arrestuan nga Policia e Londrës në Angli, pas një projektimi të imazheve të presidentit amerikan Donald Trump, së bashku me autorin e krimeve seksuale, i ndjeri Jeffrey Epstein, në Kështjellën Mbretërore Windsor.

Projektimi i imazheve u bë pranë vendit ku Presidenti i SHBA-së do të pritej nga Mbreti Charles gjatë vizitës së tij shtetërore në Britaninë e Madhe.

Policia tha se nisi hetimet dhe identifikoi autorët e kësaj shfaqjeje të paligjshme, duke i vënë në pranga.

Trump mbërriti në Britani të martën vonë, për një vizitë të dytë shtetërore të paprecedentë dhe u përshëndet nga mbreti Charles të mërkurën (17 shtator), për “një ditë madhështie në Kështjellën Windsor”, rreth 25 milje në perëndim të Londrës.