SHBA, 22 prill 2013– I dyshuari për shpërthimet e javës së kaluar në Maratonën e Bostonit është ende në spital dhe i paaftë për të folur. Një zyrtar i organeve të rendit tha se nëse Dzhokar Tsarnaev nuk do të ishte kapur dhe vëllai i tij nuk do të ishte vrarë, mund të ishin ndërmarrë sulme të tjera terroriste.

Komisioneri i Policisë së Bostonit Ed Davis thotë se të dyshuarit kishin armë dhe lëndë plasëse dhe ka gjasa të kishin plane për sulme të tjera përveç shpërthimit gjatë maratonës:

Komisioneri i policisë tha se shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje, përfshirë motivin e sulmit. Disa ligjvënës republikanë kanë ngritur idenë e gjykimit të Tsarnaevit si luftëtar armik.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/