Prokuroria e antidopingut në Itali ka kërkuar dënim me katër vite për Paul Pogba, i cili rezultoi pozitiv me testosteron sintetik pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht.

I pezulluar si masë paraprake më 12 shtator, mesfushori gjithashtu rezultoi pozitiv në testin e dytë kundër-analizën, rezultatet e së cilës u morën më 6 tetor, ku u konfirmua sërish pozitiv.

Kërkesa katërvjeçare korrespondon me sanksionin e parashikuar për doping nëse nuk ka marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Mësohet se lojtari e ka refuzuar atë që do ta mbante larg nga fusha për dy vjet, në kundërshtim me atë që ishte publikuar javët e fundit.

Tani Pogba do të shkojë në gjyq përpara Gjykatës Kombëtare Anti-Doping.

Rreth njëzet ditë më parë agjentja e tij Rafaela Pimenta u shpreh:

“Ne po përgatisim një apel. Si avokate jam personi i parë që them se nëse diçka duhet të diskutohet në një nivel ligjor, duhet të qëndrojë atje. Sigurisht që nuk humbas shpresoj”.

Gjyqi duhet të fillojë pas rreth një muaji e gjysmë: me marrëveshjen për pranimin e fajësisë nuk do të kishte pasur mundësi apelimi, megjithatë në këtë rast mund të hyj në lojë edhe CAS i Lozanës më vonë.