DurrësLajm mëson se ka dalë nga reanimacioni i Durrësit prokurori Arjan Ndoja, të cilit iu bë dje atentat. Mësohet se gjendja e prokurorit është më e stabilizuar dhe që pas atentatit gjendja e tij shëndetësore ka qenë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se prokurorit i kanë shkuar për vizitë në spital edhe familjarët e të afërmit. Mbrëmjen e djeshme ai u vizitua në spital edhe nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.