Prokurori i Fierit, Petrit Vukaj arrestuar me akuzën e ryshfetit në këmbim të nxjerrjes nga burgu të një të arrestuari është liruar nga qelia dhe është lënë në “arrest shtëpie”.
Vendimi është marrë sot nga gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, duke marrë në konsideratë kërkesën e mbrojtjes, për mosrrezikshmëri të të pandehurit dhe gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore.
Vukaj akuzohet për korrupsion, pasi dyshohet se ka përfituar 300 mijë lekë të rinj për të nxjerrë nga burgu një të akuzuar për aksident me pasojë vdekjen.
Prokurori do të kontrollohet për masën e sigurisë me anë të një byrzylyku që sinjalizon policinë nëse e shmang. E njëjta masë u vendos dhe për djalin e deputetit Mhill Fufi pak ditë më parë.