4dhjetor 2015 – Prokurori i çështjes “Hajdari”, Haxhi Giu, i arrestuar dy ditë më parë për korrupsion, ka “fshehur” automjetin luksoz “Benz Mercedez” me të cilin udhëtonte në momentin e arrestimit. Në deklarimet e tij të pasurisë që nga viti 2004 deri në 2015, ai figuron pronar i një vile dhe apartamenti në Tiranë. Gjithashtu, ai ka blerë me kredi një apartament në plazhin e Durrësit ndërsa përgjatë këtyre viteve ka deklaruar pagat si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ose ajo e Krujës, shkruan Shqip.
Në vitin vitin 2008 kur “u ndëshkua” ng ish-kryeprokurorja Ina Rama, prokurori Giu ka pasur fat në kazino. Ai ka deklaruar se ka fituar plot 22 mijë e 500 euro në ruletë, siç tregojnë dhe dokumentet. Me gjithë këto të ardhura si dhe nga paga e gruas si mësuese, prokurori i arrestuar nuk rezulton të ketë deklaruar mjetin që zotëron.
Ai u kap në flagrancë pas pazarit për të marrë 29 mijë euro nga vëllai i një të dënuari për drogë.
/portali DurresLajm/





