Kryeprokurorja Arta Marku ka nënshkruar një sërë ndryshimesh në radhë drejtuesish në disa qarqe të vendit.
Pas drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, edhe ai i Durrësit, Agron Gjanaj duket se ka kundërshtuar vendimin e Kryeprokyrores së Përgjithshme të Përkoshme.
Burime pranë Report Tv bëjnë me dije se Gjanaj ka refuzuar të largohet nga detyra gjatë takimit sot paradite në Prokurorinë e Përgjithshme.
"Nuk jap dorëheqjen, nuk jam i komanduar jam i emëruar".
Por, pavarësisht refuzimit ai është transferuar prokuror i thjeshtë në Pukë.





