Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik llalla do të bëhet baba për herë të tretë, pas 12 vitesh që lindi fëmijën e dytë.
Çifti Diana dhe Adriatik Llalla po i gëzohen momentalisht faktit që vjen në jetë një tjetër fëmijë për ta.
Diana është në javët e fundit të shtatzënisë dhe lindjen e bebes do ta bëjë në Gjermani, mëson NOA.al nga burime në Prokurorinë e Përgjithshme.
Çifti Llalla ka dy fëmijë, Enin 19 vjeçe dhe djalin më të vogël, 12 vjeç.
Ardhja në jetë e një fëmije të tretë pas kaq shumë vitesh, mësohet se ka qenë një surprizë për çiftin. Adriatik Llalla është emëruar Prokuror i Përgjithshëm më 3 dhjetor 2012.





