Komisioni i Ligjeve ka përgatitur raportin për secilin nga kandidatët e vetëofruar për postin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Nga këta, Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi përmbushin kushtet formale dhe ligjore

1- Granit Shahu nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore.

2- Arqile Koça përmbush kushtin 15 vite pune, nuk ka gradë shkencore.

3- Besnik Muçi përmbush kriteret formale, nuk plotëson kriterin e vjetërisë në punë.

4- Ermira Tafani përmbush kushtet formale e ligjore.

5-  Artur Selmani plotëson pjesërisht kriteret ligjore.

6- Ferdinand Elezi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore.

7- Arta Marku përmbush kriteret ligjore.