Prokurori Esat Ademi ka nderruar jete sot në mëngjes si pasojë e koronavirusit. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“I ndjeri ka qenë i infektuar me koronavirus. Ai qenë i shtruar në Spitalin e Gjilanit prej datës 8 korrik. Pastaj është transferuar në Shkup dhe sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, – tha Maloku përmes telefonit.

Esat Ademi ishte prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Rreth një muaj më parë kishte vdekur edhe një prokuror tjetër i Gjilanit.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshin, i cili ishte i prekur me COVID-19, ka vdekur më 18 korrik. Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 viktima që nga përhapja e virusit në Kosovë.