Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg për ish-ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ish-ministri i PD-së akuzohet se ka akredituar në shkelje të ligjit, programet e universitetit “Vitrina” duke shkaktuar dëm në vlerën 1 milion eurove.
Sipas Prokurorisë, mësohet se gjatë kohës kur Tafaj ishte në krye të Arsimit, 1569 diploma të lëshuar nga ky universitet privat janë të pavlefshme.





