Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pretencën për grupin e xhihadisëve. Organi i akuzës ka kërkuar në total një dënim prej 152 vjet burg për 9 të pandehurit, të cilët akuzohen se dërgonin shtetas shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda, i akuzon të pandehurit për veprat penale “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të Terrorizmit”, “Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Bazuar në materialet hetimore dhe shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda deklaron se është e provuar që të akuzuarit janë përgjegjës për konsumimin e veprave penale dhe kërkon dënimin, si më poshtë:

Genc Balla të dënohet me 20 vjet burgim

Gert Pashai të dënohet me 20 vjet burgim

Bujar Hysa të dënohet me 20 vjet burgim

Erjon Reçi të dënohet me 15 vjet burgim

Verdi Morava të dënohet me 15 vjet burgim

Astrit Tola të dënohet me 15 vjet burgim

Edmond Balla të dënohet me 15 vjet burgim

Fadil Muslimani të dënohet me 15 vjet burgim

Zeqir Ymeri të dënohet me 17 vjet burgim

(I pandehuri i Ymeri akuzohet, krahas veprave më sipër, edhe për ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal).

Për Prokurorinë të gjitha akuzat për 9 të pandehurit janë të provuara, ndërsa pretenca është pritur ftohtë nga “xhihadistët”.