ELBASAN – Një ditë pas ekzekutimit të 67-vjeçarit Faik Poka nga bashkëshortja e tij, për motive xhelozie, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar ekzaminimin e gruas nga mjeku neuropsikiatër.
Kjo kërkesë e Prokurorisë vjen pasi 60-vjeçarja Fatmira Poka në të gjitha deklaratat e saj ka qenë kontradiktore.
Ajo prej kohësh vuante nga depresioni, për të cilin merrte edhe medikamente.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se vrasja e 67-vjeçarit Faik Poka ka ndodhur për motive xhelozie, pasi bashkëshortja e tij dyshonte se ai kishte marrëdhënie me fqinjën.
Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në fshatin Xibrakë të Elbasanit, ku e moshuara ekzekutoi me çifte bashkëshortin duke e qëlluar me dy plumba në banesë.
Çifti Poka jetonte i vetëm ndërsa 6 fëmijët e tyre vajza dhe 5 djemtë jetojnë në emigracion.





