SOFJE, 19 shkurt 2013 – “Prokuroria bullgare do të propozojë heqjen e licencës së ÇEZ-it”-u tha gazetarëve prokurori i Sofjes, Georgi Kamburov.

Prokuroria Përgjithshme bullgare i ka propozuar Entit Rregullator të Energjisë dhe i Ujit të heqjen e licencës së kompanisë ÇEZ, njoftuan para disa minutash Radioja Kombëtare Bullgare dhe agjencia Reuters.

Po ashtu është kërkuar penalizmi i tre kompanive të shpërndarjes të energjisë elektrike.

Prokuroria tha se është shkelur lakti normativ i pesë vjetëve më parë, në për faturat që duhen bërë çdo muaj.

Pas inspektimit njëjavor, prokurorët kanë zbuluar faturat e fundit që çuan në rrugë qindra mijëra bullgarë për 32-40 ditë.

/ th.m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/