Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq”, në ngarkim të ish-drejtorët e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar Andi Tomën, si dhe Dashamir Xhikën.
Po ashtu, Prokuroria e Elbasanit bën me dije se ka cuar çështjen në gjykatë edhe për Rexhep Tarba, mbikëqyrës i punimeve, administrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k, Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.,
Dosja në Gjykatë ka shkuar edhe për Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorisë se Sigurimit te Cilesise prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit, Astrit Qafa, Pergjegjes i Sektorit te Kualifikimit prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit, Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit, Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit, Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.
Ata u arrestuan disa muaj më parë, pas prokuroria e Elbasanit i ka akuzuar për rrugën Elbasan-Gjinar, për të cilën organi i akuzës pretendon se janë kryer abuzime.





