DURRËS, 16 shtator 2014 –  Prokuroria pritet të vendosë gjurmues elektronik në këmbën e z. Adrian Fullani gjatë qëndrimit në arrest shtëpie, këtë fakt “Dyrrah”-u e ka mësuar nga një burim në akuzën e Durrësit, që ka akses në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit në qeli për kreun e BSH-së për shkak të rrezikshmërisë që paraqet i pandehuri, i cili mund të ekzekutohet ose të arratiset.

Por vendosja e prangave me GSP bëhet me pëlqimin e subjektit.

Info

Pranga elektronike e vendosur në këmbë është një transmetues i vogël, i cili jep alarmin sapo mbajtësi i saj largohet nga një vend i caktuar; pranga elektronike mund të zgjerojë mundësitë e saj përmes një aparati të dytë, me të cilin vëzhgohet personi edhe jashtë shtëpisë (në foto: salla e gjurmimit elektronik në Shërbimin e Provës).

Mbikëqyrja elektronike funksionon nëpërmjet një byzylyku elektronik (njësia personale) dhe një njësie qendrore (njësia e shtëpisë).

Byzylyku vendoset mbi kyçin e këmbës së personit dhe mbahet nga personi në çdo moment; ka peshë të lehtë, është i qëndrueshëm ndaj goditjeve dhe ujit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/