Pas përmbylljes së hetimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar në gjykatë dosjen për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Dosja është dorëzuar tek Krimet e Rënda pak minuta më parë. Gjykata i kishte lënë afat Prokurorisë që të dorëzonte dosjen brenda datës 10 mars.

Mësohet se dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata të marrë në shqyrtim dosjen dhe të dalë me një vendim.

Më herët, avokati i Tahirit, është shprehur se do të kërkojnë pushimin e çështjes, me pretendimin se akuza nuk ka prova për akuzat e ngritura.