Prokuroria e Durrësit ka reaguar lidhur me vjedhjen që ndodhi gjatë natës në zyrat e këtij institucioni.
Në një reagim për mediat, Prokuroria bën me dije se autorët ende të paidentifikuar “me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit ku është konstatuar se janë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj. Po kështu është konstatuar se këto persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyrë tjetër të oficerëve të policisë gjyqësore”.
Prokuroria sqaron se ngjarja e regjistruar gjatë orëve të vona të natës, por e konstatuar në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjësit e Policisë Private, ShPSRF.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 eshte konstatuar nga ana e punonjesve te prokurorise se ne ambientet e prokurorise kishte nderhyrje nga persona te paidentifikuar, te cilet me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku eshte konstatuar se jane demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj. Po keshtu eshte konstatuar se keto persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre tjeter te oficereve te policise gjyqesor. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private, ShPSRF.
Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.





