Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompentencën për hetimet ndaj çiftit të prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi.

Çështja e çiftit të prokurorëve që akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, tashmë do të gjykohet në organin e akuzës në Fier.

"DurrësLajm" mëson nga burime jozyrtare pranë Prokurorisë së Durrësit, se shkak për ta dërguar çështjen në Fier përveç afërsisë është edhe fakti se ky institucion nuk ka konflikt me aktivitetin që kanë ushtruar më herët bashkëshortët.

Më 14 maj kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku i pezulloi nga detyra Ginën dhe Gashin deri në përfundim të hetimeve.