Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për dosjen në ngarkim të Selim Çekajt.
Dosja është marrë për hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.
Ndërkohë ditën e sotme pritet të merret vendimi për Selim Çekajn, nëse ai do të vijojë të qëndrojë burg apo jo
Çekaj, është pronari i kompanisë së transportit të bananeve “Ecoalmax” ku u kapën 49 kilogramë kokainë më 2 prill 2021.
Kujtojmë që Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë.





